GJUHËT E HUAJA DHE ÇERTIFIKATAT – llojet  dhe për cfarë na nevojiten?

Përshendetje të gjithëve

Kemi pranuar shumë pyetje në lidhje me çertifikatat e gjuhëve, dhe disa ndryshime që kanë ndhodur në pranimin e çertifikatave, kështu që kemi shkruajtur një artikull për këtë çështje.

GJUHËT E HUAJA – PREZANTIMI

A-new-language-is-a-new-life- studimet-jashte-vendit

Kur flitet për gjuhë të huaja, nuk kemi shumë gjera për të thënë, të gjithë e dijmë që na duhen, më së shumti sepse jetojmë nëpër shtete të vogla dhe kur kalojmë 300 km në veri ose në jug ajo që duhet është njohja e gjuhës së huaj. Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme edhe në qoftë se aplikoni për studime jashtë vendit, ose për punë 100 metra larg shtëpisë suaj. Ballkani në përgjithësi, në krahasim me shumë vende të botës, është në nivel më të mirë kur flitet për njohjen e gjuhës angleze. Njerëzit flasin shumë mirë edhe italisht, gjermanisht dhe frangjisht.

Fatkeqësisht, anglishtja e ka  marrë rolin kryesor në epokën e globalizimit në të cilën jetojmë ne, dhe është bërë MUST. Çdo gjuhë tjetër është vetem plus dhe biletë hyrëse për emigrim.

NIVELI I NJOHJES vs. ÇERTIFIKATA E GJUHËS

Duhet dalluar niveli i njohjes së gjuhës dhe posedimi i çertifikatës. Nivelet e njohjes  i caktoni ju vetë ose janë vërtetime për pjesëmarrjen në ndonjë kurs të gjuhës. Këto nivele nuk mund të jenë vërtetim zyrtar kur aplikoni në studime ose për punë jashtë vendit. Nivelet janë:

  • A1– fillestar (beginner)
  • A2– ka njohuri bazike, mund të kuptojë gjërat elementare (elementary)
  • B1 – niveli mesatar, mund të komunikojë në mënyrë të pavarur (intermediate)
  • B2– niveli mesatar, njohuri solide, mund të regjistrohet në studimet themelore, në shumë raste edhe master (upper – intermediate) 
  • C1– niveli akademik, njohuria e mirë e gramatikës dhe fjalorit, pa asnjë vështirësi në komunikim, fluent(advanced)
  • C2– rrjedhshmëria e plotë. Diploma e gjuhës në Fakultetin Filologjik ose testi Proficiency (very advanced)

Prandaj, niveli i gjuhës (atë që ju mendoni se dini) nuk është e njëjta gjë si të kaloni provimin e gjuhës, dhe nuk trajtohet e njëjtë në aplikim për studime. Shumë rëndësi ka që njohuritë  tuaja  të gjuhës t’i plotësoni me një çertifikatë zyrtare. Self-assessment mund të gjeni në CV-në Europass dhe poshtë saj e keni një vizë gri ku shënoni rezultatet nga testi i gjuhës. Kur aplikoni për master, sidomos për bursë, detyrimisht i nënshtroheni provimit të gjuhës. Kini parasysh që ju do të jeni në grupin ballkanik dhe këtu të gjithë flasin gjuhën mirë, konkurenca është e madhe në këtë kuptim dhe bursa u jipen atyre që kanë çertifikatën e gjuhës!

LLOJET E ÇERTIFIKATAVE TË GJUHËVE TË HUAJA

ielts-globe-studimet-jashte-vendit

  1. Gjuha angleze
  • TOEFL

Testi amerikan i cili në Shqipëri dhe në Kosovë mund të zhvillohet online (Toefl IBT). Hyrjet në provim janë të shpeshta dhe mbahen në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Bitolë dhe Tetovë. Çmimi është nga 170 dollarë në Tiranë dhe Prishtinë deri në 180 dollarë ne Maqedoni. Regjistrohet online, jo më pak se një muaj para provimit. Vlefshmëria është 2 vjet. Kërkohet në universitetet e SHBA-së. Nëse flisni mirë anglisht (niveli b2) nuk iu duhet më shumë se 2 muaj të përgatiteni për TOEFL. Merrni disa mësime private për ëriting (shkrim) që të kuptoni strukturën e testit. Toefl është më shumë test i testimit se sa test i gjuhës. Pasi që zhvillohet online, dhe ekziston limiti i kohës, duhet të ushtroni në disa simulime në shtëpi në kompjuterin tuaj që mos të frikësoheni kur vjen koha për testin  dhe mos të humbasni koncentrimin. Pjesa Speaking (të folurit) është pak e çudishme sepse ju flisni me vetvetën në mikrofon, kjo xhirohet dhe dërgohet në Amerikë. Do të thotë, përgatitja është kryesore! Kur vjen fjala te rezultatet, nga ky test nuk mund të dështoni.  Gjithçka mbi 80 pikë është në rregull, mbi 100 është shumë mirë. Cambridge, Oxford dhe Ivy League kërkojnë minimum 110 pikë. Maksimumi është 120 pikë. Unë nuk  njoh ndonjë person të ketë fituar më shumë se 116 pikë ☺.

  • IELTS

Test britanik i cili organizohet nga British Council-i. Është mjaft i ngjashëm me TOEFL-in, çmimi është i njejtë, përgatitja zgjat njëjtë dhe vlefshmëria është e njëjtë – 2 vjet. Regjistrohet përmes British Council një muaj përpara. Ajo që është e dallon atë është se zvillohet në letër, kërkohet të menduarit logjik por nuk është i vështirë. Unë i jam nënshtruar edhe provimit TOEFL edhe atij IELTS, dhe TOEFL-i ka qenë më i vështirë sepse zhvillohet në kompjuter dhe është më i tensionuar. IELTS ka pjesën listening (të dëgjuarit) dhe ëriting (shkrim) më i shpejtë dhe më i vështirë. ëriting është në nivelin akademik dhe do të ishte mirë të merrni disa mësime private që t’iu shpjegohet si shkruhet eseja, sepse ky është si një zanat. Speaking (të folurit) në IELTS kryhet drejtpërdrejt, dhe kjo lë hapësirë për të fituar përshtypje tek pyetësi dhe nuk dihet kurrë cfarë note do të merrni në këtë pjesë. Nuk mund të dështoni në këtë test, dhe nota shkon nga 2.5 deri në 9. Gjithçka mbi 6 është rezultati i mjaftueshëm për të studiuar në master jashtë vendit, mbi 7.5 është konsideruar si rezultati shumë i mirë. Si edhe për TOEFL, dhe për IELTS keni shumë materiale online për ushtrime, si edhe simulime për procesin e testimit.

Nga ky vit Universitetet e Britanisë nuk e njohin më TOEFL-in por vetëm IELTS. Ky ndryshim hyri në fuqi në korrik të vitit 2014. Ata që kanë mbrojtur TOEFL-in për të studiuar jashtë vendit duhet të shkruajnë një lutje që kjo çertifikatë t’iu merret në konsideratë, dhe nëse është e nevojshme, ata do të hyjnë edhe në testin e IELTS-it.

  • CAMBRIDGE ENGLISH: ADVANCED (CAE)

Çertifikata e njohurive të avancuar, e cila vlen tërë jetën. Pranohet per master nëse nota që keni marrë është A (diku pranohet edhe B). Testi është më i vështirë se IELTS dhe TOEFL, përgatitja zgjat më shumë dhe pranohen vetem notat më të larta. Testi  ka notat A, B dhe C dhe mund të mos të kaloni provimin. Kushton si IELTS dhe TOEFL, rreth 150 euro, dhe zhvillohet nëpër British Council. Ajo që është shumë e mirë në lidhje me këtë test është që vlen tërë jetën, por nëse nuk  keni mjaft kohë për përgatitjen, zgjedhni një prej dy testeve të tjera, më së shumti që për master jashtë vendit pranohet vetem A. Ekziston edhe First Certificate i cili është më poshtë se niveli Advanced, dhe ai pranohet për studimet themelore. Për master iu nevojitet Advanced. Niveli më i lartë i çertifikatave të Cambridge-it është Proficiency, për të cilin duhet gjuha angleze në nivel shumë të lartë dhe përgatitja intensive sepse testi është shumë i vështirë.

  • PEARSON PTE

Ky është një test i ri i cili është bërë i njohur kohën e fundit në Britaninë e Madhe. Rezultatet iu vijnë  pas 5 ditësh dhe zhvilllimi i testit bëhet në Londër. Më shumë lexoni ne ueb faqen e tyre.

  • FIRST CERTIFICATE ENGLISH FCE

Ky test pranohet për studime themelore. Zakonisht iu duhet nota A, por për Bocconi mjafton edhe B.

KËTO JANË ÇERTIFIKATAT ZYRTARE TË GJUHËS ANGLEZE DHE JANË TË PRANUARA PËR APLIKIM NË PUNË OSE STUDIME JASHTË VENDIT. ÇFARËDO ÇERTIFIKATË TJETËR NUK PRANOHET, ÇERTIFIKATAT E SHKOLLAVE PRIVATE NUK MUND TË ZËVENDËSOJNË NJË ÇERTIFIKATË TË VËRTETË.

HELLO in eight different languages

  1. Gjuha frenge

Çertifikata zyrtare e gjuhës frenge quhet DELF/DALF, zhvillohet në Aleancën Franceze në Prishtinë/Tiranë dhe iu nevojitet për studimet në Francë. Testi është i përgjithshëm. Infomohuni me kohë sepse afatet për provim nuk janë të shpeshta. Për studimet që nuk janë në gjuhën angleze ndodh që të pranohen edhe studentë pa çertifikatë të gjuhës, por është mjaft e vështirë të fitojnë bursa. Çmimin e testimit nuk kam pasur mundësi ta gjej online.

  1. Gjuha gjermane

Për studime në Gjermani, themelore dhe ato master, është e mjaftueshme të keni nivelin B2 të gjuhës. Derisa për studimet në gjuhën angleze në Gjermani fakultetet janë shumë të kërkueshme, Gjermanët dhe Austriakët janë shumë fleksibil kur vjen fjala për studimet ne gjuhën gjermane. Çertifikata e gjuhës gjermane thjesht quhet Goethe-Zerifikat B2. Çdo 3 javë i keni provimet, por duhet të regjistroheni me kohë. Për përgatitjen është më mire të shkoni në Institutin e Goethe-s, Deutschzentrum në Tiranë ose Prishtinë. Në rast se dëshironi të studioni në Austri, do të ishte mirë të bëni testin e gjuhës gjermane në Institutin e tyre.

  1. Gjuha spanjolle

Çertifikata zyrtare quhet DELE dhe zhvillohet në Tiranë ose në Maqdoni në Institutin Cervantes. Për studime ju nevojitet niveli B2. Testimet nuk janë të shpeshta prandaj informohuni me kohë.

  1. Gjuha italiane

Çertifikata zyrtare e gjuhës italiane quhet CELI dhe zhvillohet në Institutin Italian. Për studimet iu nevojitet CELI 3 i cili përshtatet nivelit B2. Testimi është 2 herë në vit (në Dhjetor dhe Qershor) dhe regjistrohet disa muaj më përpara.

  1. Gjuha norvegjeze

Për jetesën dhe studimet në Norvegji (në gjuhën norvegjeze) iu nevojitet testi Bergentest. Regjistrohet online dhe testimet janë 3 herë në vit.

  1. Gjuha suedeze

Për jetesën dhe studimet në Suedi duhet të kaloni testin që quhet Swedex. Vendet më të afërta për testime janë Bullgaria dhe Greqia. Testi tjetër i gjuhës suedeze quhet Tisus.

  1. Gjuha ruse

Për studimet në Rusi iu nevojitet çertifikata e Institutit Pushkin.

ÇERTIFIKATAT JANË NJË PLUS NË BIOGRAFI

language-lerning-studimet-jashte-vendit

Shkoni në teste dhe merrni çertifikatat e gjuhëve. Rezultati mesatar në test është shumë herë më i mirë se vetëvlerësimi imagjinativ. Komisioni i fakultetit do të vleresojë më shumë notën e saktë të testimit zyrtar. Duhet të ekzistojë ndonjë garanci që ju e flisni gjuhën mirë.

Ju urojmë suksese në test!

Categories: Arsimimi, Studimet

Ino Agency

Regional Agency for studies abroad

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s