Puna si inspirim për studime – intervistë me Besnik Leka

SJV: Na thoni diçka për vete.

Përgjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit, kam punuar në zhvillimin shoqëror. Fokusi im ishin zhvillimi dhe implementimi i programeve rinore, kulturore, shkëmbyese, atyre për lidership dhe edukim, ndërtim të paqes, e veçanërisht programet që lidheshin me dhunën, konfliktin e njashtu me rolin e punës së rinisë. Aktualisht, puna ime lidhet me barazinë gjinore, maskulinitetin dhe parandalimin e dhunës. Kështu si koordinator i projektit në CARE International, kam implementuar shumë puntori me studenë/e duke synuar t’i sfidojmë rolet gjinore tradicionale, sidomos tek burrat e rinj e gjithashtu kam përcjellur implementimin me sukses të aktiviteteve dhe kampanjave në kuadër të Inicativës së Djemve të Rinj.

23613_348016061886_619538_n

SJV: Çfarë keni studiuar? A keni qenë aktiv/e gjatë studimeve dhe sa ju ka ndihmuar kjo në karierrën tuaj? 

Përvoja e punës më ka inspiruar që të ndjek dhe të përfundoj studimet për Sociologji.

Para pak kohe, jam shpërblyer me bursë nga USAID për Programin për Certifikatë Profesionale. Kam përfunduar programin tre-mujor në Kolegjin e Dartmouth-t në Hanover, për Gjininë dhe të drejtat e grave. Dy kurset kryesore ishin Seksi, Gjinia dhe Shoqëria si dhe Teoria dhe Metodologjia Feministe.

Unë besoj që edukimi im do më ndihmojë të zhvilloj më tutje kapacitetet e mia profesionale, të cilat do më ndihmonin në punën time me rininë dhe në konceptimin e gjinisë e seksualitetit. Tani vazhdoj të punoj për CARE International në programin Iniciativa e djemve të rinj e më vonë shpresoj të ndaj njohuritë e mia në rolin e profesorit.

12246870_1063406693672145_2930009064369814018_n

SJV: Si keni gjetur këtë punë ku jeni tani? 

Kam punuar për shumë vite në sektorin e Organizatave Jo-Qeveritare, në nivelin lokal e ndërkombëtar. Kam hasur në CARE International, derisa isha duke kërkuar në gazetë ndonjë punë që do lidhej me mua e që do sfidonte shkathtësitë e mia.

P1170336

SJV: Përshkruani si duket një ditë e punës suaj?

Më pëlqen të zgjohem në mëngjes me një kafe, zakonisht kafe Turke kur është e mundur dhe mollë nëse kam. Lexoj lajmet në internet dhe kontrolloj email-at. Varësisht prej periudhës kohore, nganjëherë kam më shumë punë në terren, e nganjëherë punë në zyrë. Zakonisht, parapëlqej punën në terren dhe kampanjat. Punoj vazhdimisht me organizatat partnere PEN, Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë në Prishtinë dhe Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem në Tiranë. Jam regullisht në kontakt me ta, duke iu ndihmuar në implementimin e aktiviteteve në terren, ngritjen e fondeve, organizimin e takimeve dhe përgatitjen e raporteve.

SJV: Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat ju jeni përballur?

Njëra prej sfidave më të mëdha në punën me Organizata Jo-qeveritare është ngritja e fondeve konstantshmërisht. Projektet janë për kohë më të shkurtër dhe me qëllim që një projekt të ketë ndikim, ato duhet të kenë vazhdueshmëri.  Deri tani, kam qenë me fat që kam ruajtur momentumin dhe që të mos i lë aktivitetet tona të varen krejtësisht prej fondeve dhe këtë e kam bërë duke provuar t’i zvogëloj shpenzimet ose të mos bëj shpenzime fare. Sfida tjetër është ndërrimi i ligjeve që janë të lidhura me qëllimet e projektit, e kjo kërkon të jesh këmbngulës dhe të kalosh nëpër shumë dyer.

P1180145

SJV: Na thoni diçka për njërin nga sukseset tuaja më të mëdha.

Njëri prej sukseseve më të mëdha për mua është puna me Care International dhe Projektin Iniciativa e Djemve te Rinj. Duke qenë vazhdimisht të angazhuar në aktivitetet e projektit, duke qenë të aftë të arrijmë rezultate, bashkë me ekipin e kolegëve/eve kemi arritur të akreditojmë Programin M në Minstrinë e Arsimit dhe për ta bërë këtë të mundur duhet të posedosh prova qe projekti me të vërtetë është efektiv dhe ka ndikim të madh në shoqëri.

SJV: Çfarë do të kishit këshilluar të rinjtë të cilët janë në fillim të karrierës?

Eksploroni vetën, provoni fusha të ndryshme dhe në momentin që gjeni pasionin tuaj, atëherë mund të ndiqni karrierën në dicka që ju doni ta bëni dhe rezultatet do jenë të paevitueshme.

315390_10150281449751887_1150573138_n

SJV: Kur zgjedhni bashkëpunëtorë, cila është gjëja më përcaktuese në përzgjedhjen tuaj?

Për mua është e rëndësishme të punoj me njerëz që duan atë që bëjnë, që besojnë në atë që krijojnë dhe në atë për të cilën qëndrojnë. Nuk është gjithnjë e rëndësishme që një përson të jetë plotësisht i kualifikuar për punën e tij, ngase shkathtësitë dhe kapacitetet ndërtohen me kohë, por qëndrimet dhe besimet tregohen paraprakisht dhe kjo ka më shumë vlerë për mua.

SVJ: Ku e shihni vetën tuaj  në të ardhmën? 

Qëllimi im, në të ardhmen e afërt është të bëhem professor në Universitetin e Prishtinës dhe të ligjëroj tema rreth Studimeve gjinore, Teorisë Feministe. Shpresoj që në 10 vitet e ardhshme të jem i aftë të udhëheq shkollën time, e cila do trajtojë temat rreth gjinisë dhe mendimit kritik qysh në moshë të hershme.

12524035_10153109597726887_5148619823806554941_n

SVJ: Çfarë për ju do të thotë të jesh *self-made*?

Gjith`ka që bëhet vetë është di`cka që nuk është bërë nga askush tjetër më parë dhe ti je ai/ajo që po lë gjurmët.

Categories: Puna, Studimet

Ino Agency

Regional Agency for studies abroad

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s