Programe në SHBA për studentë nga Kosova

The Benjamin Franklin Transatlantic Summer Institute

usa styding studimet jashte vendit

Aplikimi për The Benjamin Franklin Transatlantic Summer Institute për vitin 2016 në Amerikë është i hapur!

Instituti veror zgjat 4 javë, nga 27 qershor deri në 25 korrikë. Gjatë kësaj periudhë të rinj ndërmjet moshës 16-18 vjeç do të kenë mundësi të marrin pjesë në diskusione që janë me interes të përbashkët, do të kenë trajnim për lidership dhe media, zhvillimi i projekteve, ekskurzione edukative dhe do të përpilojnë planet për bashkëpunim në të ardhmën. Aplikimin mund të shkarkoni ketu dhe dërgoni në adresën emaili KosovoEdExchanges@state.gov.

Disa nga kushtet janë (për listën e plotë të kushteve klikoni këtu):

·         kandidati duhet të jetë në moshën 16 – 18 vjeç

·         lidership i demonstruar

·         të ketë iniciativën që kur të kthehet në shkollën e mesme të ndjek udhëzime që ka mësuar gjatë Institutit Veror

·         të jetë i përgjegjshëm, i sigurt në vetëvete, i pavarur

·         të jetë i gatshëm të ndajë dhomën, të jetë tolerant dhe plot mirëkuptim 

Afati për regjistrim është 6 Mars

Disa nga dokumentet që duhet të dorezohen janë ( për listën e plotë lexoni formularin e aplikimit):

  • Letër motivimi,
  • Esei prej 250 fjalësh me temen:“Why Trans–Atlantic Cooperation is Important to My Life and to the Future of Kosovo“,
  • 2 letra rekomandimi.

styding in usa studimet jashte vendit

The Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study Program 2016-2017

Programi YES program  jep bursa për nxënës të shkollës së mesme nga Kosova, të cilët janë të gatshëm të kalojnë një vit akademik në SHBA. Studentë akomodohen nëpër familje pritëse ndjekin një shkollë të mesme Amerikane. Programi është i financuar në tërësi nga Qeveria Amerikane. Më shumë për programin mund të lexoni këtu.

Afati për regjistrim – Shtator 2016

Fulbright Foreign Student Program për studime Master

Ky program i shkëmbimit është themeluar nga ana e Departamenti Amerikan të Shtetit, dhe  dërgon studiues të kualifikuar në SHBA për mundësinë e hulumtimit, stipendim dhe ligjërata. Programi zgjat një apo dy vjet.

J. William Fulbright ka qenë një diplomat amerikan i njohur dhe i talentuar. Për 30 vjet ka qenë në Kongresin Amerikan dhe ka pasur ndikim të madhë në cështjet ndërkombëtare. Programi Fulbright është themeluar në vit 1964. Çdo vitë i ndajnë rreth 8000 bursa. Rreth 1600 studentët amerikan, 4000 studentët nga shtete të tjera marrin pjesë në këtë program çdo vit. Më shumë se 900 studentë kanë qenë në vizitë studimore. Shumica e tyre kanë fituar çmime dhe kanë dhënë kontributë komuniteteve të tyre. Prej vitit 1946 më shumë se 310000 studentë kanë qenë pjesë e këtij programi. Në kanalin Youtube mund të gjeni shumë informata të dobishme, këshilla dhe tregime. Ueb faqa zyrtare e programit është www.cies.org.

Afati për regjistrim është 29 Maj 2016

education in us studimet jashte vendit

Kushtet për aplikim(për listën e plotë lexoni më shumë këtu) :

  • Kandidati duhet të ketë diplomë Bachelor ose të mbarojë studimet themelore deri në qershor të vitit 2016
  • Të zotëroj gjuhën angleze në nivelin që mund të ndjek mësimet
  • Një listë të detajuar të lëndëve dhë qëllimeve për studime në fakultetin e përzgjedhur
  • Shtetësi të Kosovës ose vendbanimin në Kosovë

Aplikimi dërgohet në gjuhën angleze dhe mund ta gjeni këtu.

Disa prej dokumenteve që duhen të dërgohen janë:

  • CV,
  • Tri letra rekomandimi,
  • Diploma e përkthyer,
  • Letra motivuese dhe një përshkrim detaj i lëndëve të cilat do ti ndjekni gjatë programit

Më shumë informata për programet e  lartëpërmendura mund të gjeni në ueb faqen US Embassy.

Categories: Arsimimi, Studimet, stydies in USA

Ino Agency

Regional Agency for studies abroad

1 Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s