Dimenzioni kohor – KUR dhe DERI KUR mund të aplikohet

 

 

Na vijnë shumë pyetje prej jush kur dhe deri kur mund të aplikojmë, me sa vjet, kur të fillojmë përgaditjen…? Këtë postim ia kushtojmë dimensionit kohor për aplikime.

 

KUR ËSHTË AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM?

studimet jashte vendit dimenzioni kohor

Nuk ekziston, deri sa jeni të gjallë mund të aplikoni. Për bursë mund të ekzistojë limiti I moshës, por për regjistrim në fakultet jo. Përshtypja ime është që në studime të regjistrohen njerëzit nga 21 deri në 31 vjeç,  përvec Afrikanëve që në studime vijnë pas moshës 30 vjecare. Mirëpo mund të gjeni edhe njerëz që në moshën 40, 50 studijojnë masterl Kur flitet për doktoraturën, limiti I moshës është më tepër relativ. Në Sorbonë 70 vjeçarët mbrojnë doktoraturën.

 

KUR ËSHTË KOHA E DUHUR PËR PËRGADITJEN E APLIKIMIT?

Aplikacioni është si zahiretë (turshitë) – sa me herët të fillojnë me përgaditjen aq më mirë. Pasi që deadlines janë zakonisht nga Nëntori, do t’ ishte mirë që të filloni me përgaditje gjatë verës.  Për bursa afatet janë edhe më herët–Afati për Bursë Çeke është I pari, në Shtator. Pastaj vijnë edhe Erasmus Mundus, Bursë Suadeze, CEU, programe  prestigjioze master etj. Afatet e fundit janë në Gjermani (15. Korrik) dhe afatet e Shtatorit për Austri. Por duhet të filloni me kohë kur të aplikoni për më shumë se një program.

Timeline standard është si në vijim:

Mars – Shtator Marrja e informatave, konsultime në Agjencion, përpilimi I planit për aplikim. Vetëm apo me ne, deri në Shtator duhet të dini ku do të aplikoni. Përjashtime bëjnë Gjermania dhe Austria, ndonjëherë Italia, ku mund të aplikohet pak më vonë.

Shtator-Nëntor: Testi TOEFL/IELTS duhet të kaloni në këtë periudhë, si edhe të bëni përzgjedhje në cilin program do të aplikoni. Mbledhja e dokumenteve, rekomandimet, përkthimi I dokumenteve… Mbarimi I fakultetit, nëse nuk keni mbaruar më herët. (Unë kam diplomuar 10 ditë pas dërgimit të aplikacionit dhe diplomën e kam dërguar më vonë. Kur kam aplikuar iu kam dërguar premtim me shkrim që do të diplomoj në afatin e duhur).

studimet jashte vendit student

Dhjetor – Shkurt: Plotësimi i dërgimaplikacionit. Kur dërgoni me postë, kini kujdes që zarfi të jetë i vulosur me datën para afatit të fundit. Nuk varet nga ju kur do të vijë zarfi tek ata, dhe zakonisht zarfi vjen pas dy javësh. Kini kujdes a kërkohet afati I dërgimit apo afati I ardhjes së zarfit.

Mars –Korrik. Marrja e rezultatit dhe intervista. Nëse jeni në vitin e katërt duhet të diplomoni dhe të njëjtën ditë të dërgoni vërtetimin e diplomimit. Nëse ju duhet përgaditje për intervistë mund të drejtoheni tek ne për ndonjë trajnim apo konsultime.

Siç mund të shihni, kjo procedurë mund të zgjatë edhe një vit e gjysmë, por më mire të jeni të organizuar se sa të refuzuar.

Categories: Arsimimi, Studimet

Ino Agency

Regional Agency for studies abroad

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s