Aktori dhe edukatori nga Kosova, ish studenti i Universitetit të New York-ut – Intervistë me Lulzim Bucolli

SJV: Na thoni diçka për vete.

Po shiqoni, kjo pyetje është shumë gjenerale. Ku me fillu? Ja, një pershkrim të shkurt. Unë jam Luli, Aktor, Edukator dhe njefarë lloj sociologu i vetëtrajnuar.

 

SJV: Çfarë keni studiuar?

Kam kryer fakultetin e arteve në Prishtinë – Aktrim pastaj Masterin ne Teatër Edukativ në New York.

luli studimet jashte vendit

SJV: A keni qenë aktiv gjatë studimeve dhe sa ju ka ndihmuar kjo në karierrën tuaj?

Jam tip hiperaktiv kshtu që definitivisht kam qenë aktiv në projekte të ndryshme, artistike e edukative. Film, Teater, festival të filmit si udhëheqës, si dhe mësues aktrimi në qendrën për të rinj problematik, nëse mund ti quajmë ashtu, në Bronx.

 

SJV: Si keni gjetur këtë punë ku jeni tani?

Tani punoj në 2 shkolla si mësues i Drames dhe filmit si dhe pritet të filloj në disa projekte tjera që kanë të bëjnë me edukim të të rinjeve. Meqe Prishtina është qytet i vogël, është lehte të gjinden që mund të bashkpunoj. Shkollat private në Prishtinë me kanë pritur shumë mirë dhe kanë vlersuar shumë punën time dhe studimet në New York.

 

SJV: Përshkruani si duket një ditë e punës suaj?

Zgjohem dhe pij kafe si shumica e njerzve këtu, pastaj pergatis orën e mesimit dhe shkoj në shkollë, pres studentët dhe argetohem me ta duke mos e krijuar ndjenjen se jemi në mësim por shoqeri qe mesojmë së bashku. Me pas, e zhvesh rolin e mesuesit dhe fokusohem ne projektin e Albanian Fashion Week qe do të organizohet në New York ne fund të muajit mars. Paramendoni unë do te bëjë regji në Cat walk.

lul studimet jashte vendit

SJV: Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat jeni përballuar?

Sapo kam arritur nga New York dhe më është dasht të kontaktoj pothuaj të gjitha shkollat që të punoj si mësus drame dhe ka ndodhur që shkollat nuk kanë pranuar që unë të punoj në dy vende në të njejtën kohë-për shkaqe të konfliktit të interesit. Meqe unë dua të “shpërndahem” gjithandej e të punoj me sa më shumë fëmije e te rinj, kjo shkaktoj problem por mendoj se në fund do të jem i lumtur.

 

SJV: Na thoni diçka për njërin nga sukseset tuaja më të mëdha.

Kam nje vella 15 vjeçar dhe shpresoj te jem shembull i mirë për të, sukseset tjera janë kaluese e nuk më lënë përshtypje të madhe. Për me qenë ma konkrete, fitova çmimin si aktori më i mirë në një festival të filmit në Spanjë me filmin Kthimi, por nuk krenohem shumë me arritjet personale në aftesit e mija të aktrim aq sa ndihem mirë kur punoj më të tjeret dhe i ndihmoj atyre të arrijnë. Me një fjalë, jam më shumë edukator sesa aktor me ego te madhe.

lulzimbucolli studimet jashte vendit

SJV: Çfarë do të kishit këshilluar të rinjtë të cilët janë në fillim të karrierës?

Është problem me u pergjigj këtu e mos më tingllu si klishe. Por mund te them, ndegjoje zemrën dhe mendjen në të njëjtën kohë dhe mos u brengos nëse ato dyja janë në konflikt ndonjëherë. Që te dyja jane pjesë tuat. Ne botë ka shumë mundesi për bursa të ndryshme.

 

Shpesh të rinjt në Ballkan ankohen por nuk harxhojnë kohë duke kërkuar mundësi për të studiuar jashtë vendit. Aryseja përse është kjo e rendësishme është se, përveç që studion në një shkollë me histori të gjatë, ti gjithashtu mëson për kulturë të re dhe inspirohesh të bësh gjërat ndryshe.

 

Në njëfarë mënyrë reflekton mbi punën tënde dhe kur kthehesh në vendin ku ke lindur ke një pikpamje më ndryshe dhe ndoshta të humbet ajo ndjenja e të qenit lokalist. Shkurt me thënë, globalizohesh me shume.

SJV: Kur zgjedhni bashkëpunëtorë, cila është gjëja më përcaktuese në përzgjedhjen tuaj?

Personaliteti dhe përshtatja në vlera fundamentale

 

SVJ: Ku e shihni vetën tuaj në të ardhmën?

Spo brengosem shumë për të ardhmen, ajo nuk ekziston ende. Por nganjëherë më shkon mendja që të kem shkollën time kreative ku mesimi është shumë më interesant sesa telefoni.

lb studimet jashte vendit
Pamje nga seriali i pare shqiptar MYSTERY/ADVENTURE

SVJ: Çfarë për ju do të thotë të jesh *self-made*?

I vetmaruar. Por dyshoj në atë send. Në të gjithë jemi rrjedh e familjes, shoqerisë, edukimit etj. Sado “self-made” prap je burim i diçkaje edhe është mirë me kuptu sesi dhe prej nga je ndiku.

 

Categories: Arsimimi, Studimet, stydies in USA

Ino Agency

Regional Agency for studies abroad

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s