Përgatitje për të ardhmën – Career Academy Kosovo! Lexoni si zhvillohen soft skills për studimet dhe për punë!

Janë 30 të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës. Të gjithë janë të moshave të ndryshme, që nga 15-26. Kanë etni, religjione e dëshira të ndryshme. Mirëpo tri fundjavat e muajve nëntor, janar e shkurt i bashkojnë të gjithë ata në një vend. Ata mblidhen së bashku me një qëllim – të mësojnë gjëra që do t’i përgatisin ata për të ardhmen e tyre.

Akademia për Karrierë e Kosovës është projekt i cili mbledh 30 të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës. Ky projekt  zhvillohet në katër module me anë të të cilave synon që t’i përgatisë këta të rinj për hapat më të rëndësishëm për jetën e tyre. Në agjendën ditore të kësaj akademie përfshihen ligjëratat, puna në grupe e lojëra  të ndryshme.

career academy kosovo

Deri më tani janë mbajtur tri module. Në modulin e parë të rinjt e përzgjedhur patën rastin të mësojnë se cilat janë teknikat që të bëjnë një folës të mirë para masës – çka duhet e çka nuk duhet bërë në rastet kur flasin para masës.

Meqë arsimimi është faktori kyç i zhvillimit professional dhe shumica e të rinjëve duan të studiojnë në vende të ndryshme të botës, moduli i dytë i përgatiti këta të rinj se si të shkruajnë  një CV dhe letër motivuese për studimet jashtë vendit. Për më shumë, këta të rinj morën informacione  rreth universiteteve presitigjioze të vendeve të ndryshme të botës, dhe mundësisë për të fituar bursa për studime në këto univeristete.

Si të jesh më i miri në një intervistë pune ? Përgjigjet në këtë pyetje, të rinjt i morën në modulin e tretë i cili u mësoi atyre teknikat që përdoren gjatë një interviste pune.

Përgjatë modulit të tretë, pjesëmarrësit i vizitoi Lemane Sokoli përfaqësuese nga Ambasada Amerikane në Kosovë e cila i informoi detajisht rreth bursave që SHBA ofron për të rinjt e Kosovës.

sokole lemani us embassy cak studimet

Vlen të theksohet se ky projekt përvec që u ka mundësuar të rinjëve nga Kosova të marrin njohuri të shumta që do t’u ndihmojnë gjatë rrugëtimit për në karrierë, po ashtu u ka dhënë mundësinë të  njihen me të rinj të etnive e religjioneve tjera. Ky projekt ndër tjerash po shërben si urë lidhëse në mes të rinjëve të cilët kanë ambicie për të qenë udheheqës të ndryshimeve pozitive.

Career Academy Kosovo implementohet nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë PEN në bashkëpunim me Destination Office, që financohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Arbenita Bungu, participant

Career Academy Kosovo

Categories: Career Academy Kosovo, CV, Motivation Letter, Puna, Studimet, stydies in USA

Ino Agency

Regional Agency for studies abroad

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s