Universiteti Cattolica del Sacro Cuore në Milanë

Università Cattolica del Sacro Cuore, i njohur si Cattolica, është universiteti më i madh në Itali, dhe në tërë Europën, me më shumë se 45 mijë studentë. Është themeluar para 100 vitesh, respektivisht në vitin 1921 në Milan, ku sot gjendet kampusi studentor më i madh i tij. Për shkak së madhësisë së universitetit, Cattolica ka edhe tri kampuse në Piacenza-Cremona, Brescia dhe në Romë. Univesiteti (pavarësisht nga emir i tij) nuk ka lidhje me fenë katolike, por është i hapur për studentë të secilit besim, kombësie dhe kulture, gjë që sot bën të studiojnë studentë nga më shumë se 100 kombe.

cattolica studimet jashte vendit amlemi

Sot, Cattolica është një Universitet modern ku studenti është në vendin e parë. Sipas listës prestigjioze QS, Cattolica gjendet në mesin e 200 universiteteve të para për 10 lëndë shkencore. Universiteti ka marëdhënie të mira me kompanitë që merren me industri, ekonomi, dhe agrokulturë (bujqësi) të Italisë verore, dhe ofron një numër të madh të praktikave pas kryerjes së studimeve.

Universiteti çdo vit krijon programe të reja për bachelor dhe studime master, dhe përpiqet të gjejë më shumë mundësi për praktika dhe shkëmbime studentësh. Këtu studiojnë të rinjtë nga e gjithë bota, për shkak se shumë programe ofrohen në gjuhën angleze. Në gjuhën italiane janë në dispozicion pothuajse të gjitha fushat e studimit.

0008

Njerëz të famshëm që kanë diplomuar në këtë Universitet janë; ish kryeministri i Komisionit Europian Romano Prodi, ish presidenti i Italisë Oscar Luigi Scalfaro, ish presidenti dhe themeluesi i ENI Enrico Mattei, Gabriele del Torchio (presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Alitalia), shumë ministra të qeverisë italiane si edhe kryetarë të kompanive si Banka Popolare e Italisë, Barilla, Trussardi, Louis Vuitton etj.

Studimet themelore (Bachelor) zgjasin tri vjet, dhe këtu mund t’i shikoni programet në gjuhën angleze.

Studimet Master zgjasin një vit (Specialized Master) ose dy vjet (Postgraduate Programs). Listën e të gjitha programeve mund të gjeni këtu.

Këtu mund të lexoni broshurën për studime dhe jetesë në Universitetin Cattolica UCSC_Brochure_2015.

Këtu mund të lexoni më shumë për studimet themelore (bachelor) Cattolica_Undergraduate_16_17.

Këtu mund të lexoni më shumë për studimet Master Graduate_Programs_16-17.

Këtu mund të lexoni më shumë për studimet e mjekësisë në gjuhën angleze në Romë: MEDICINE-SURGERY_16-17

 

Pagesa e shkollimit mesatar është 7.500 euro, por mund të jetë edhe 4.500 nëse fitoni bursën e universitetit. Çmimi I studimeve nuk shkon mbi 8000 euro, mirëpo mund të zbres edhe në 4.500 euro nëqoftëse fitoni bursën e tyre. Çmimi i studimeve nuk kalon mbi 8000 euro, përveç për studimet e mjekësisë.

INO Agjencia është agjenti zyrtar për Universitetin Cattolica del Sacro Cuore për tërë Balkanin.

Nëse aplikoni përmes agjencisë sonë përfitoni:

  • Uljen e çmimit të shkollimit (varet nga aplikimi juaj). Të gjithë klientët tanë marrin zbritje në një përqindje.
  • Dërgimi i aplikimit falas
  • Nuk paguani application fee( që kushton 30 euro)
  • Ju bëjmë revidimin e aplikimit falas (të jemi të sigurt që gjithëçka është në rregull)
  • Kontakt direkt me komisionin dhe regjistri të lehtësuar
  • Aplikimet janë hapur deri më 15. Prill

 

TË GJITHË TË INTERESUARIT PËR KËTË UNIVERSITET MUND TË NA KONTAKTONI NË EMAIL ADRESË : studimetjashte@gmail.com

Categories: Arsimimi, Italy, Milan, Partner University, StudimetTags: , ,

Ino Agency

Regional Agency for studies abroad

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s